Trajnim me Asambleistat e Komunës së Prizrenit

14 Shtator, 2019
Slider image

Baza kryesore e këtij trajnimi ishte interesi dhe diskutimet e frytshme rreth prezantimit të Përfaqësuesit nga Policia. Asamblistët ishin sidomos të interesuar të dijnë për mekanizmat specifik në dispozicion për adresim të shqetësimeve rreth radikalizmit dhe për rrugët ligjore për raportim të rasteve më të cilat mund të kenë ardhur në kontakt apo për të cilët mund të jenë informuar. Asamblistët e komentuan temën e projektit dhe prezantimin si shumë ndihmues dhe të nevojshëm, dhe kërkuan zgjatje të mundshme me prezantime dhe punëtori shtesë, me qëllim marrjen e më shumë informative rreth temës në përgjithësi dhe të mësojnë se si të përdorin pozitën e tyre për të kontribuar në parandalim të radikalizmit në komunitetin e tyre; të shërbejnë si urë lidhëse në mes të komunitetit dhe entiteteve legale.