Trajnim me Asambleistat e Hanit të Elezit

10 Korrik, 2018
Slider image

Trajnimi filloi me prezantimin e dallimeve dhe lidhjeve në mes të radikalizmit dhe ideologjisë, si dhe rolit të asamblistëve në njohjen e shenjave dhe adresimin e çështjeve të ngritura nga devijimi i të dy faktorëve që qojnë në akte të dhunshme. Eksperti diskutoi për kontekstin gjeopolitik për të dhënë një prapavijë të zhvillimeve të fundit që mund të kenë ndikuar në depërtimin e ideologjive radikale në mesin e shoqërisë Kosovare. Ai vazhdoi duke shpjeguar faktorët sociologjik – rrezikues dhe mbrojtës, të cilët duhet të merren parasysh, në mesin e tyre edhe kultura – si sistem vlerash dhe besimesh që mund të shërbej si kundër narrative kyç qe në thirrje për tolerancë dhe diversitet në mendime dhe besime. Përfaqësuesi i Policisë dha një shpjegim të detajuar të mekanizmave në funksion të parandalimit dhe trajtimit të individëve të prekur dhe rolin e mekanizmat që asamblistët mund t’i përdorin për të informuar komunitetin dhe adresuar këtë çështje.