D+ Organizon Fokus Grup në Mitrovicë për Krijimin e Doracakut

3 Tetor, 2018
Slider image

3 tetor 2018

Demokraci Plus (D+) ka organizuar fokus grup me të rinj të regjionit të Mitrovicës për të diskutuar mbi temën e përmbajtjes së doracakut për të rinj dhe prindër si një mjet informues dhe edukues lidhur me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Të rinjtë e Mitrovicës kanë shfaqur interesimin për këtë doracak dhe faktin që doracaku do të jetë i qasshëm online dhe të lexohet/konsultohet edhe përmes telefonit. Të rinjët kanë dhënë disa ide se si të jetë përmbajtja e doracakut, çka ata mendojnë se do të duhej të theksohej më shumë në doracak, si të prezantohet më vonë doracaku, cila do të jetë mundësia e qasjes nga të moshuarit të cilët nuk dijnë të kyçen në internet, etj. Të rinjtë e kanë mirëpritur këtë diskutim dhe po ashtu hartimin e doracakut të cilin pritet ta konsultojnë pas plasimit të tij në web të projektit. Në fokus grup kanë marrë pjesë 13 të rinj (7M dhe 6F) të moshës nga 18 deri 24 vjeç.

Shih foton më poshtë