D+ Organizon Punëtori mbi Rreziqet e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit

20 Shtator, 2018
Slider image

20 shtator 2018

Demokraci Plus (D+) ka organizuar në punëtori një ditore me të rinj të Prishtinës për të biseduar por edhe prezantuar lidhur me rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm online apo përmes internetit me fokus në rrjetet sociale. Në punëtori është diskutuar së pari mbi dëshmitë që interneti ka rol të caktuar në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe për këtë janë diskutuar disa raporte të institucioneve publike dhe organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare. Me fokus është diskutuar pastaj ndikimi i platformave sociale si youtube dhe facebook që kanë pasur tek individë të caktuar në Kosovë dhe që përmes tyre është arritur që persona të caktuar të ndikohen deri në atë masë sa të udhëtojnë në zona te luftës jashtë vendit. Po ashtu është diskutuar lidhur me shpërndarjen e propagandave të ndryshme online rreth radikalizmit dhe ekstremizmit përmes internetit (rrjeteve sociale) me fokus në rritjen e vëmendjes dhe mendimit kritik mbi këto elementë. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 18 të rinj (11F dhe 7M) të moshave nga 15 deri 24 vjeç.