D+ Organizon Fokus Grup për Krijimin e Doracakut

14 Shtator, 2019
Slider image

14 shtator 2018

Demokraci Plus (D+) ka organizuar fokus grup me të rinj të regjionit të Prishtinës për të diskutuar lidhur me përmbajtjen e doracakut apo udhëzuesit që D+ është duke e përgatitur. Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë informata këshilluese dhe informative sa i përket dukurisë së radikalizmit me fokus të rinjtë dhe prindërit dhe kujdestarët. Lidhur me këtë temë, me të rinjtë është diskutuar mbi atë se çka ata do të donin të shihnin në doracak, në përmbajtje të doracakut dhe si do të duhej doracaku të ishte i qasshëm, i shtypur apo i bazuar në web. Nga fokus grupi kanë dalur rekomandime të mira për hartimin e këtij doracaku i cili pas hartimit do të prezantohet dhe diskutohet në formate më të gjera në disa regjione në Kosovë. Në fokus grup kanë marrë pjesë 12 të rinj (6M dhe 6F) të moshave nga 15 deri 24 vjeç.

Për këtë aktivitet nuk kemi foto