Trajnim në kuadër të Projektit “Me Demokraci Pjesëmarrëse për një Kosovë pa radicalizëm” për Asambleistët e Komunës së Prishtinës, 20/02/2019
Qëllimi i këtyre trajnimeve është ngritja e kapaciteteve tematike të pëfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin Komunal. Ky trajnim i kontriboi këtij qëllimi përmes prezentimeve të dy ekspertëve të sigurisë, z.Agim Musliu, ekspert sigurie, dhe z.Florim Shatrolli, përfaqësues i Policisë. Prezentimet mbuluan koncepte e tematika të ndryshme teorike të identifikimit të hershëm dhe parandalimit të radikalzimit të dhunshëm, me vëmendje të veçantë në rolin e Infrastrukturës dhe resurseve të tjera për angazhimin positive të rinjëve si lehtësuese të ndërtimit të një komuniteti rezistent, risocializimit dhe shmangies nga ndikimi i ideologjive ekstreme. Asambleistët u informuan për rolin dhe punën e organeve të Sigurisë në fazën e parandalimit, adresimit të rasteve dhe risocializmit të personave që mund të jenë përballur me ligjin si pasojë e radikalizmit. Po ashtu, rolin e asambleistëve në adresimin e kësaj tematike në Kuvendin Komunal dhe problematizimin e nevojave të komunitetit, sidomos infrastrukturës për të rinj dhe mirëqenien sociale.