Gjilan, 14 Shkurt 2019
Demokraci Plus (D+) ka organizuar një fokus grup me të rinj të regjionit të Gjilanit për të diskutuar lidhur me përmbajtjen e doracakut apo udhëzuesit që D+ është duke e përgaditur. Qëllimi i doracakut është të ofrojë informata këshilluese dhe informuese mbi radikalizmin me fokus të veçant të rinjët, prindërit dhe kujdestarët. Lidhur me këtë temë, me të rinjët është diskutuar mbi atë se çka ata do të donin të shihnin në doracak, në përmbajtje të tij dhe se si do të duhej doracaku të ishte i qas’shëm dhe sa më praktik. Nga ky fokus grup kanë dalur rekomandime të mira që do t’i kontribojnë plotësimit të këtij doracaku, i cili pastaj do të prezentohet dhe diskutohet në formate më të gjera në disa regjione në Kosovë. Në këtë fokus grup të pranishëm ishin gjithsej 9 të rinj (5F dhe 4M) të moshave nga 15 deri 24 vjeç.