Gazetarët hetues të “Drejtësia në Kosovë” sollën dëshmi ekskluzive të procesit të ri-integrimit për njerëzit e rikthyer nga lufta ne Siri. Dokumentari tregon që në komunën e Hanit të Elezit, nuk ka asnjë psikolog qe te ju ndihmoj te rikthyerve dhe familjeve të tyre. Dokumentari gjithashtu tregon për një rast në komunën e Kaçanikut, ku familjarët e një të vrarit në Siri nuk marrin ndihmë sociale.
Në këtë dokumentar shfaqen intervista me dy të rikthyer nga Siria, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale që merren me procesin e ri-integrimit.