Punëtori me Keshillin Komunal për Siguri në Bashkësi – Hani i Elezit

3 Dhjetor, 2018
Slider image

Pas prezantimit hyrës nga Drejtori Ekzekutiv i SPRC-së, Z.Xhabir Hamiti, punëtoria vazhdoi me prezantimin e Z.Agim Musliu i cili dha një historik të zhvillimeve të sigurisë në botë, të ndërlidhura me terrorizëm që për bazë ka radikalizmin, sidomos në lindjen e mesme, duke i kontekstualizuar ato ngjarje me procesin e zhvillimit të legjislaturës dhe politika mbrojtëse në Kosovë, në raport me këto fenomene. Si faktor që mund të kenë ndikuar në përhapjen e fenomenit të radikalizmit në Kosovë, u përmend brishtësia e sistemit të drejtësisë përball një fenomeni të panjohur më herët në kontekstin dhe kulturën lokale, dhe mungesa e një sistemi për matjen dhe vlerësimin e situatës që do të jepte të dhëna më të sakta për të mos lejuar mbi-vlerësimin apo nënvlerësimin e përhapjes dhe përfshirjes së qytetarëve Kosovar. Përderisa, pjesa kryesore e ligjërimit të z.Musliu u fokusua në Identifikimin e hershëm, duke nënvizuar se radikalizmi dhe terrorizmi mund të rrjedhë nga faktorë dhe ideologji të ndryshme, prandaj, reduktimi i radikalizmit në aspektin fetar mund të pengoi kuptimin e plotë të problematikës. Ndër faktorët e hershëm që mund të identifikohen tek grupet dhe individët që mund të jenë radikalizuar apo janë në atë proces, janë: ndryshimi i papritur i sjelljes, izolimi, mospjesëmarrja në aktivitetet shoqërore, mohimi i vlerave shoqërore, kundërshtimi i hapur ndaj mospajtueshmërive, izolimi në botën virtuale apo atë të grupeve të caktuara të ndikimit – që në fund qojnë në përdorimin e mjeteve të dhunshme për të shprehur kundërshtitë, që lënë pasoja materiale dhe njerëzore. Të pranishmit e vlerësuan diskutimin si të nevojshëm dhe u ankuan për mungesën e programeve të strukturuara dhe veprimeve koherente për identifikim të hershëm, parandalim dhe, sidomos, re integrim të personave dhe familjeve të kthyera nga pjesëmarrja në luftëra të huaja. U ritheksua, sidomos, mungesa e Psikologëve në shkolla dhe Institucionet përkatëse, si zyra për Punë Sociale, që do të lehtësonin punën e personelit në trajtimin e rasteve dhe risocializimin e tyre. SPRC falënderon Kryetarin, Nënkryetarin dhe zyrtarët e tjerë të Komunës së Hanit të Elezit për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen përmbajtësore në aktivitetet e projektit “ Me demokraci pjesëmarrëse për një Kosovë pa Radikalizëm”.