Trajnim me Asambleistat e Komunës së Vitisë

30 Gusht, 2018
Slider image

Pas prezantimit të objektivave dhe arsyeve të projektit, Eksperti dhe Përfaqësuesi i Policisë diskutuan konceptet kryesore të temës kurse fokusi kryesor ishte tek roli i etniteteve shoqërore si familja, shkolla dhe komuniteti në forcimin e qëndrueshmërisë dhe forcimin e faktorëve mbrojtës; rolin e tyre për komunikim me faktorët relevant në adresimin e rasteve individuale – me qëllim parandalimin e pasojave negative që mund të vijnë nga një sistem i korruptuar i besimeve dhe vlerave. Asamblistët ishin posaçërisht të interesuar në diskutimin e rolit dhe resurseve të shkollave në identifikim, parandalim dhe adresim të rasteve, dhe nevojës për profesionist të caktuar të cilët kanë kapacitetet për të ndihmuar në këtë proces, siç janë Psikologët dhe Punëtorët Sociale (të cilët mungojnë në shumicën e shkollave)