Punëtoria e tretë me rradhë “Boost” për pjesëmarrësit e komunave të regjionit të Prizrenit, është mbajtur me datë 15-17 prill. Gjatë punëtorisë grupet filluan për të mësuar rreth shkrimit akademik dhe rregullave të shkrimit si dhe analizimn e artikujve për media. Gjithashtu, janë zhvilluar diskutime lidhur me lajmet e rrejshme, burimet e informacionit dhe qasjen ndaj tyre. Ndërsa, në ditën e fundit janë finalizuar artikujt dhe janë vlerësuar nga mentorët, të cilët pastaj do të jenë pjesë e garave të projektit në vazhdim.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Resilient Community”, përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community” zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.