Punëtoria “Boost” është mbajtur në Gjilan më datë 25-27 mars. Target ishin pjesëmarrës të moshës 16-24 vjec, nga komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës. Gjatë kampit tre ditor me të rinjët, janë zhvilluar punëtori për të fuqizuar strukturat rinore mbi rritjen e aktivizmit tek të rinjët e këtij regjioni, përmirësimi, zhvillimi dhe avancimi i aftësive të të menduarit, shkruarit dhe analizuarit në mënyrë kritike, identifikimi I lajmeve të rrejshme, mënyrat e të menduarti dhe shkrimit kritik tek pjesëmarrësit si dhe si t’i shmangemi plagjiaturës në artikuj.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Resilient Community”, përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community” zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.