Punëtoria “Boost” me të rinjët e komunave të Prishtinës është mbajtur më 25-27 shkurt. Gjatë kampit, të rinjët patën mundësinë që të zhvillojnë njohuritë në lidhje me hulumtimin e informatave, analizim e mendim kritik, shkrimin e artikujve dhe eseve të ndryshme. Ndërsa në ditën e dytë, janë mësuar për perspektivat e ndryshme të artikujve dhe si ndikojnë ato në mendimin kritik.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të projektit “Resilient Community”, përkrahur nga USAID Kosovo dhe Embassy of the Netherlands in Kosovo përmes Global Community Engagement and Resilience Fund.
Projekti “Resilient Community” zhvillohet në një partneritet në mes katër organizatave, të udhëhequra nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.