Demokraci Plus (D+) ka organizuar një prezantim me të rinj në shkollën e mesme “Ymer Prizreni”, Prizren. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka lansuar mbi parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar përmbajtja e tij si dhe mënyra se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online. Për të pranishmit në prezantim, ishte mjaft interesant përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online lehtësisht. Pjesëmarrësit shfaqen gatishmërinë qe këtë platformë të ndajnë edhe me të rinjë tjerë në komunitetin e tyre.
Në prezantim morën pjesë 18 pjesëmarrës (4F dhe 14M).