Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në komunën e Ferizajt. Prezantimi ka të bëj me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, me fokus të veçant radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit.
Në këtë prezantim të pranishëm ishin gjithsejt 30 nxënës (18F dhe 12M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.