Mendimi Kritik dhe Siguria në Internet

20 Nëntor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” në komunën e Vushtrris. Prezantimi është përqendruar në të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, duke u fokusuar në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Përfshirja e nxënësve ishte aktive në këtë prezantim.

Gjithsejt 26 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (16F dhe 10M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.