Me datën 22 dhe 23 Tetor, 2019, është mbajtur trajnimi i radhës për ndërmarrësi në komunën e Hanit Elezit . Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 15 pjesëmarrës( nga të cilet 4 femra dhe 11 meshkuj), ku kryesisht kanë qenë përsona të profilit të punëkërkuesve dhe me asistencë sociale. Në trajnim morrën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve lokale si kordinatori Qëndres për punë sociale zt.Bekim Vlashi. Trajnimi për komunën e Han Elezit kishte synimin e ngritjes së kapaciteteve të punëkërkuesve dhe përsonave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes diskutimeve në gjetjën e ideve për ndërmarrësi, caktimin e qëllimeve, dhe krijimin e mundësive kreative të financimit.