Demokraci Plus (D+) ka organizuar një prezantim me të rinj në shkollën e mesme Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë. Prezantimi është bërë mbi udhëzuesin që D+ ka lansuar mbi parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar përmbajtja e tij si dhe mënyra se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestarët ne këtë platformë online. Për të pranishmit në prezantim, ishte mjaft interesant përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online lehtësisht. Pjesëmarrësit shfaqen gatishmërinë qe këtë platformë të ndajnë edhe me të rijnë tjerë te kësaj komune.
Në prezantim morën pjesë 35 pjesëmarrës (16F dhe 19M).