Demokraci Plus (D+) ka organizuar një punëtori një ditore me të rinj në Prizren për të biseduar por edhe prezantuar lidhur me rreziqet që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm online – me fokus rrjetët sociale. Në këtë punëtori është diskutuar ndikimi që ka interneti në radikalizimin e të rinjve, përdorimi i duhur i tij dhe se si duhet ata të veprojnë kur hasin në informacione apo materiale propaganduese. Në punëtori pjesëmarrësve u është ofruar për ta plotësuar një ushtrim mbi atë se çka ata mendojnë për rolin e rrjetëve sociale dhe platformave tjera në radikalizimin e të rinjve dhe i njëjti është diskutuar edhe në fund të punëtorisë. Gjithashtu atyre u është ofruar një senario- rast për diskutim në grup mbi një ngjarje hipotetike, për të parë se si ata do të reagonin në një situatë të ngjashme. Ne këtë punëtori ishin te pranishëm edhe përfaqësuesit nga ATRC dhe GCERF për të parë nga afër zhvillimin e aktiviteteve te D+ në kuadër të projektit “Për një komunitet të qëndrueshëm”.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 15 të rinj (11F dhe 4M) të moshave 15-24.