Trajnimi për ndermarrësi në komunën e Prishtinës

27 Shtator, 2019
Slider image

Me datë 17 dhe 18 Qërshor, 2019, KCBS ka mbajtur trajnimin e fundit për ndërmarrësi për regjionin e Prishtinës në kuadër të aktiviteteve  konzorciumit ‘’Për një komunitet të qëndrueshëm’’. Trajnimi synon ngritjen e kapaciteteve të punëkerkuesve dhe përsonave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes ndikimit në menyrën e të menduarit rreth gjetjës së ideve për ndërmarrësi, caktimin e qellimeve, dhe mundësitë e ndryshme për sigurimin e financimit të ideve. Trajnimi në mënyrë të detajuar dhe me një pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve ka diskutuar edhe rreth zhvillimit të planeve për biznes. Në trajnim morën pjesë 9 persona përfshië edhe drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale znj. Hysnije Pajaziti  e cila ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar edhe më tutje dhe ka vlerësuar trajnimin si ndihmues për punën e tyre.