Trajnimi për ndërmarrësi në komunën e Lipjanit

27 Shtator, 2019
Slider image

Me datën 13 dhe 14 Maj, 2019, është zhvilluar trajnimi për ndërmarrësi në komunën e Lipjanit,   në kuadër të regjionit të Prishtinës. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 24 pjesëmarrës kryesisht të kategorisë së skemave të mirëqenjes sociale dhe punëkërkues. Në këtë trajnim mori pjesë poashtu dhe drejtoresha e Qëndres për Punë Sociale nga kjo komunë znj.Qefsere Morina. Ky trajnim u zhvillua me synim të ngritjes së kapaciteteve të punëkerkuesve dhe përsonave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes ligjërimit dhe mbajtjës së diskutimeve në gjetjën e ideve për ndërmarrësi, caktimin e qellimeve, dhe mundësitë e ndryshme për sigurimin e financimit të ideve. Poashtu, trajnimi në mënyrë të detajuar dhe me një pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve ka diskutuar edhe rreth zhvillimit të planeve për biznes, si dhe ndihmës që konsorciumi ‘’Për një komunitet të qëndrueshëm’’ mund të ua ofroj për shtyrjen përpara të ideve të tyre.