Me datën 10-12 Prill, 2019, në sallën e kuvendit komunal në Drenas është mbajtur trajnimi për ndërmarrësi. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 20 pjesëmarrës, kryesisht persona të profilit të punëkërkuesve dhe me asistencë sociale. Në trajnim morrën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve lokale si drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale z. Arsim Haxhiu dhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik znj. Egzona Jetullahu. Trajnimi në Drenas kishte synim ngritjen e kapaciteteve të punëkerkuesve dhe përsonave nën asistencë sociale në fushën e ndërmarrësisë përmes diskutimeve në gjetjën e ideve për ndërmarrësi, caktimin e qëllimeve, dhe mundësitë e ndryshme për sigurimin e financimit të ideve.