BIRN Kosova me 26 prill2019 ka publikuar emisionin “Rikthimi nga lufta në Siri” në “Drejtësia në Kosovë”. Ekipi i BIRN ka sjell një storie eksluzive për rrikthimin e grave dhe fëmijeve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Qeveria e Republikës së Kosovës, me 19 prill së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë pa ndonjë konfirmim paraprak rikthyen nga zonat e luftës 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 burra. 72 orët pas rikthimit të tyre ata qëndruan në Qendrën e Azilit në Vranidoll, ku morrën trajtimet e para.
Në këtë emision janë intervistuar edhe përfaqësuesit ligjor të personave të rrikthyer, ku kanë dhënë detaje në lidhje me jetën që kanë bërë këta persona në zonat e luftes dhe se cfarë i pret ata pas rrikthimit në vend. Gjithashtu, pjesë e emisionit ishte edhe intervista me Kordinatorin Nacional kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Kosovë, Fatos Makolli, i cili tregoi për planin e rrikthimit të kosovarëve si dhe u dha përgjigje shumë pyetjeve të ngritura pas rrikthimit. Për më tepër, ai foli dhe për Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për të rrikthyerit gjithashtu për mundësitë që këta persona të ri-socializohen pas rrikthimit të tyre në Kosovë.
Rikthimi nga lufta e Sirisë#DrejtesiaNeKosove
Gepostet von Drejtësia në Kosovë am Freitag, 26. April 2019