Trajnimi me student “Format e esktremizmit të dhunshëm dhe raportimi nga rastet e terrorizmit”

5 Mars, 2019
Slider image

Me 5 mars të vitit 2019, BIRN ka organizuar trajnimin me temë “Format e ekstremizmit të dhunshëm dhe raportimit nga rastet e terrorizmit” në Kolegjin “AAB” në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentët e juridikut, komunikimit masiv dhe gazetarisë në Kolegjin “AAB”.

Ligjerues në këtë trajnim ishin Labinot Leposhtica, Koordinator i Zyrës Ligjore në BIRN Kosovë dhe Kreshnik Gashi, autor i “Drejtësisë në Kosovë”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’i jepte studentëve njohuritë për format e ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm. Kreshnik Gashi, i cili ka një eksperiencë të madhe në gazetarinë hulumtuese, ka ligjeruar për raportimin nga rastet e terrorizmit si dhe në veçanti, kontrollin e lajmeve të rreme.  Në këtë trajnim të pranishëm ishin rreth 56 studentë (34 vajza dhe 22 djem), të cilët paten mundësinë të shtrojnë pyetje pë rastet e caktuara të cilat u prezantuan nga ligjeruesit.