Prezantim i Udhëzuesit mbi parandalimin e radikalizmit të dhunshëm

7 Qershor, 2019
Slider image

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një prezantim me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në komunën e Ferizajt, ku te pranishëm kishte edhe prindër të cilët njëhokësisht ishin edhe mësimdhënës. Prezantimi ka të bëjë me udhëzuesin që D+ ka lansuar mbi parandalimin e radikalizmit te dhunshëm. Në këtë prezantim është diskutuar për mënyrën se si të qasen nxënësit, prindërit apo kujdestaret në këtë platformë si dhe për përmbajtën e tij. Për nxënësit dhe prindërit e pranishëm në prezantim ishte mjaft interesante struktura dhe përmbajtja e këtij udhëzuesi si dhe mundësia që të informohen për këtë temë në një platformë online. Gjithsejt 15 pjesëmarrës morën pjesë në këtë prezantim (11F dhe 4M) në mesin e të cilëve ishin tre mësimdhënës (prindër) në këtë shkollë.