Demokraci Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani” në komunën e Mitrovicës. Prezantimi është fokusuar në të menduarit kritik dhe sigurinë në e përdorimin internetit me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, në mënyrë të veçantë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e pranishëm në këtë prezantim u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Gjithsejt 19 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (11F dhe 8M), të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.