Demokracia Plus (D+) ka organizuar një prezantim me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në komunën e Dragashit. Prezantimi ka të bëjë me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, me fokus të veçant në radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e përzgjedhur, në diskutimet e hapura që kishim, ishin mjaft aktiv gjatë dhe pas prezantimit mbi përmbajtjen e këtyre dy temave.
Në këtë prezantim morën pjesë 22 nxënës (12F dhe 10M) të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.