Demokracia Plus (D+) ka mbajtur një sesion prezantimi me nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazi “Gjon Buzuku” në komunën e Prizrenit. Prezantimi ka të bëjë me të menduarit kritik dhe sigurinë në internet me qëllim parandalimin e të rinjve nga dukuritë negative, duke përfshirë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nxënësit e përzgjedhur që u bashkuan në këtë prezantim kanë treguar interesim të madh për të diskutuar rreth përmbajtjes dhe u përfshinë në mënyrë aktive gjatë dhe pas prezantimit. Përveç kësaj, ata theksuann gjithashtu se të dy temat mungojnë në kurrikulat e tyre shkollore. Gjithsejt 26 nxënës morën pjesë në këtë prezantim (15F dhe 11M) të viteve të ndryshme: 10, 11 dhe 12, të moshave ndërmjet 15 dhe 17 vjeç.