Demokraci Plus (D+) ka organizuar një prezantim me nxënës të shkollës së mesme “Ismail Dumoshi” në Obiliq lidhur me rreziqet që vijnë nga dukuri negative përfshirë radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Prezantimi është përqendruar më shumë në sigurinë në internet dhe mendimin kritik si mënyra të parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjët. Nxënësit pjesëmarrës kanë treguar interesim të madh në këtë prezantim përmes diskutimeve gjatë dhe pas prezantimit. Ata po ashtu theksuan nevojën e përfshirjes së këtyre temave në kurrikulat mësimore si dhe nevojën që edhe mosha më të hershme të edukohen mbi sigurinë në internet dhe mendimin kritik. Nxënësit pjesëmarrës kanë qenë të klasave 10, 11 dhe 12 të moshave nga 15 deri në 17 vjeç, në total 31 nxënës (27F dhe 4M).